Moderatori dhe aktori i "Portokalli", Salsano Rrapi ka qenë në vëmendje të mediave ditët e fundit pasi u tha se ka dhënë dorëheqjen. U tha se shkak për këtë ishte bërë përplasja e tij me drejtorin e “Top Channel”, Ben Blushin.

Mirëpo mesa duket këto kanë qenë thjesht thashetheme pasi sot Salsano ka publikuar në Instagram një foto me aktorin tjetër të Portokallisë, Erdit Asllani dhe tregon se ai vazhdon punën në spektaklin e humorit.

"Së shpejti bombë”, ka shkruar Salsano krah fotos.




