Nga Shqipëria / E Hënë 21 Shtator 2020, 10:10

'Më bëhet qejfi që u ndanë', partnerja e Seldit flet për Mimoza Shkodrën

Seldi dhe partnerja e tij, Sindi ishin të ftuar së fundmi në "Why not", ku folën për lidhjen e tyre dhe kohën e karantinës, të cilën e kaluan bashkë.

Gjatë intervistës Roza e pyeti Sindin se çfarë mendon për ish-të fejuarën e Seldit, Mimozën dhe përgjigja e saj na habiti.

Sindi e vlerësoi Mimozën si këngëtare, por u shpreh se i bëhet qejfi që ajo dhe Seldi janë ndarë. 

“Mimoza Shkodra mendoj se është këngëtare shumë e mirë, shumë. Edhe më bëhet qefi që është ndarë se tani Seldi është me mua”, u shpreh Sindi.