Nga Shqipëria / E Diel 20 Shtator 2020, 23:11

Kuçovë/ Edukatorja dhe vajza e saj 5-vjeçare infektohen me Koronavirus

Edukatorja e një kopshti në Kuçovë dhe vajza e saj 5-vjeçare janë infektuar me Koronavirus. Edukatorja ka qenë në punë deri në momentin e shfaqjes së simptomave.

Ajo është karantinuar së bashku me familjen e saj. 12 fëmijët e grupit ku ajo punonte janë karantinuar po ashtu dhe do t'i nënshtrohen testimit.