Nga Shqipëria / E Diel 20 Shtator 2020, 22:10

Tërmet i fortë godet Turqinë, ja sa ishte magnituda

Mbrëmjen e sotme Turqia është lëkundur nga një tërmet me magnitudë 5.1 i shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte 19 km në veri-lindje të qytetit Emirgazi.

Thellësia e lëkundjeve ishte 5 km. Fatmirësisht, mediat turke nuk kanë raportuar për dëme në njerëz apo materiale.