Këtë të dielë, me anë të disa postimeve në Instastory, Roza Lati reagoi ashpër ndaj "Arkiva Shqip". Ajo bëri me dije se një video e saj gjatë një interviste në "Abc News" është bllokuar nga kjo kompani.

"Mesa duket arkiva është bërë xheloze që kam 342 komente aty dhe duan që të gjithë atë vëmendje dhe ato klikime që pata unë te ajo video në instagramin tim, me fytyrën time, i duan t'i orientojnë njerëzit në kanalin e Youtubit që të marrin lekë arkiva. Ligjërisht kur "Abc News" iu thotë lirojeni videon e Rozën sepse ka të drejtën nga ne dhe ata nuk po e lirojnë, kam përshtypjen se nuk po e lirojnë prej inati. Arkiva boll zutë dhjamë me b*thën tuaj ulur në karrige, duke përfituar fitime monetare nga gjithë njerëzit e tjerë! Boll na pitë gjakun! Më vjen keq që qëndroni kaq kokëfortë dhe nuk lironi këtë video, ku unë kam folur për bullizmin dhe për historinë time. Videoja pati aq impakt. Unë kam çuar dhe ankesë duke thënë të lirojnë videon sepse unë nuk kam kontratë as me "Abc News". Intervistat e mia, aty ku dal unë, mund t'i postoj në Instagram. I them bravo Albërije Hadërgjonajt, sepse kështu e meritojnë. Ja, jam dhe unë e pakënaqur nga Arkiva Shqip. S’ka faj Alberija qe ju degjeneroi publikisht. S’keni guxuar as te me pergjigjeni ne email. Parazita gjakpires!", shprehej Roza në një video të publikuar.
Së fundmi, duket se moderatorja është penduar pasi i ka fshirë të gjitha postimet e saj. Pas këtij veprimi, ajo ka reaguar sërish duke u shprehur: "Ndoshta drejtuesit e "Arkiva Shqip" nuk dinë asgjë rreth situatës, ndoshta është marrë ndonjë punëtor".

Ndonëse bëri deklatata të shumta, Roza vendosi t'i fshijë të gjitha dhe tani në Instagramin e saj nuk figuron më asgjë rreth përplasjes me "Arkiva Shqip".






