Reperi i njohur Gjiko ka konfirmuar më në fund lajmin që prej kohësh ka qarkulluar në media: Ai dhe Elita do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë!

Dyshja kanë organizuar një festë me familjarë dhe miq, ku pritet të zbulojnë gjininë e bebit. Në një video të publikuar në Instastory, Gjiko ka filmuar Elitën, e cila tregon barkun e rrumbullakosur.

"Keni parë në lajme që Elita është shtatzënë: është e vërtetë!", shprehet Gjiko.




