Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në njësinë Guri Zi në Shkodër. Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka dhunuar fqinjën e tij 54-vjeçare, të cilën më pas e ka futur nën makinë.
Policia ka bërë me dije se 50-vjeçari e ka shkelur me mjetin e tij gruan, duke i thyer këmbët. Ajo është dërguar për ndihmë mjekësore të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ndërsa komshiu është arrestuar teksa po tentonte të largohej.
Dy familjet kishin konflikt të hershëm me njëra-tjetrën. 54-vjeçarja ka treguar se po shkonte në kishën e fshatit kur ai i kishte dalë përpara. Policia e ka gjetur gruan poshtë rrotave të makinës.
Ndërkohë 50-vjeçari ka treguar një version tjetër, sipas të cilit gruaja i kishte dalë para me levë hekuri dhe nga frika ai e ka zënë me makinë. Policia po vijon hetimet në zbardhjen e ngjarjes.
Burimi: "Abc News"
