Moderatorja e njohur, Roza Lati ka bërë me dije se një video e saj gjatë një interviste në "Abc News" është bllokuar nga "Arkiva Shqip". Me anë të disa postimeve në rrjete sociale, ajo ka reaguar ashpër ndaj kompanisë muzikore.

Roza ka treguar se iu ka shkruar një email ku iu kërkon t'i lirojnë videon, por nuk ka marrë një përgjigje. Në videon e bllokuar moderatorja fliste rreth bullizmit dhe siç tregon ajo, kishte rreth 342 komente nga nëna, të rinj dhe fëmijë që ndanin eksperiencat e tyre.

Në postimin e saj, Roza ka mbështetur publikisht Albërije Hadërgjonajn, e cila vetëm pak ditë më parë u përplas ashpër me kompaninë.
"Mesa duket arkiva është bërë xheloze që kam 342 komente aty dhe duan që të gjithë atë vëmendje dhe ato klikime që pata unë te ajo video në instagramin tim, me fytyrën time, i duan t'i orientojnë njerëzit në kanalin e Youtubit që të marrin lekë arkiva. Ligjërisht kur "Abc News" iu thotë lirojeni videon e Rozën sepse ka të drejtën nga ne dhe ata nuk po e lirojnë, kam përshtypjen se nuk po e lirojnë prej inati. Arkiva boll zutë dhjamë me b*thën tuaj ulur në karrige, duke përfituar fitime monetare nga gjithë njerëzit e tjerë! Boll na pitë gjakun! Më vjen keq që qëndroni kaq kokëfortë dhe nuk lironi këtë video, ku unë kam folur për bullizmin dhe për historinë time. Videoja pati aq impakt. Unë kam çuar dhe ankesë duke thënë të lirojnë videon sepse unë nuk kam kontratë as me "Abc News". Intervistat e mia, aty ku dal unë, mund t'i postoj në Instagram. I them bravo Albërije Hadërgjonajt, sepse kështu e meritojnë. Ja, jam dhe unë e pakënaqur nga Arkiva Shqip!", është shprehur Roza.
Ndërkohë krahas postimeve në rrjete sociale ka shkruar: "S'ka faj Albërija qe ju degjeneroi publikisht. S'keni guxuar as te me pergjigjeni ne email. Parazita gjakpires."




