Nga Shqipëria / E Diel 20 Shtator 2020, 17:05

'Nuk kryej marrëdhënie para martesës'/ Këngëtarja shqiptare gjen shpirtin binjak dhe fejohet

Këngëtarja e njohur shqiptare, me zërin brilant, Aida Doçi është fejuar.

Dyshimet nisën pas fotografive të Aidës me unazë në gisht. Burime për "Prive" e kanë konfirmuar këtë zhvillim. Aida larg syrit të publikut është fejuar sipas të gjitha traditave shqiptare.

Këngëtarja deri më sot e kishte ruajtur shumë hermetike jetën e saj private. Madje kohë më parë e ftuar në "Elite show", Aida u shpreh: Nuk është e thënë që të jesh në një lidhje dhe të mos jesh e virgjër. Mundesh të jesh e lidhur dhe të jesh e virgjër", u shpreh Aida.

"Unë në familjen time jam rritur me atë frymë që deri sa të fejohesh, deri sa të martohesh. Por jetës nuk i dihet si vjen, kanë ndryshuar kohët. Jam me atë mendim se jam rritur me atë frymë", tha këngëtarja.