Nga Shqipëria / E Diel 20 Shtator 2020, 16:04

'E shkrepim dhe një?', Aurela Gaçe martohet sërish me Skerdin, zbulon datën e ditës së madhe

Me 20 shtator 2013, këngëtarja shumë e dashur për publikun, Aurela Gaçe i dha fund beqarisë. Sot janë bërë 7 vjet nga kjo ditë e shënuar dhe këngëtarja ka ndarë foton më të ëmbël në rrjete sociale.

Ajo ka publikuar një foto nga dasma, në të cilën shfaqet me Skerdin dhe vajzën e tyre, Greis. Aurela ka kujtuar ditën e veçantë, teksa ka bërë me dije se nuk do të mungojë dhe një festë tjetër dasme, me datë 20 shtator 2023. Këtë herë do të jetë e pranishme dhe vajza e dytë, Abigail.

"20 /Shtator / 2013

7 vjet nga kjo ditë.
Gëzuam, kërcyem e kënduam me frutin e dashurisë tonë në duar, vajzën tonë të parë, Grace( Greis)
Dasmën e bëmë për kokërr te qejfit, për te gëzuar bashkë me familjen, me miq e shokë shumë.

Vajza tjeter, e vogla Abigail, akoma nuk di gjë që e kemi bere kete pa lejen e saj edhe kam frikë se do te kerkojë edhe ajo te jetë në dasëm si motra e madhe.

Si thoni? E shkrepim edhe një festë tjetër? Sigurisht jo tani, thjeshte dua te di a jeni te lirë ne 20 Shtator2023?", ka shkruar Aurela krahas fotos.