Nga Shqipëria / E Diel 20 Shtator 2020, 16:04

Vazhdon të rritet numri i viktimave/ 4 qytetarë humbin jetën nga Koronavirusi në vend

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit 4 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 362 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Bëhet fjalë për një 64-vjeçar nga Korça dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 71-vjeçar, një 81-vjeçar dhe një 89-vjeçar. Aktualisht në spitalin "Infektiv" dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.