Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 20 shtator 2020
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 844 të dyshuar me Koronavirus, nga të cilët janë konfirmuar 159 raste të reja.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 68 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 13 raste në Elbasan, 11 raste në Shkodër, 9 raste në Berat, nga 6 raste në Krujë, Gjirokastër, 5 raste në Pogradec, 3 raste në Korçë, nga 2 raste në Kurbin, Kukës, Has, Kavajë, Kamëz, Dimër, Bulqizë, Gramsh, Maliq, nga 1 rast në Devoll, Lezhë, Librazhd, Peqin, Kuçovë dhe Vorë.
52 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6940 që nga fillimi i epidemisë.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
