Pak ditë më parë Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) konfirmoi për ESCToday pjesëmarrjen në garën e ardhshme të Eurovision Song Contest 2021, i cili do të mbahet në Hollandë. Shqipëria nuk do të përfaqësohet nga Arilena Ara, fituesja e edicionit të kaluar të Festivalit të Këngës, por nga fituesi/ja e këtij viti.
Faqet shqiptare që përcjellin kompeticionin europian kanë filluar të lakojnë emrin e Genta Ismajlit si konkurruese këtë vit.

Vetë Genta ka shprehur dëshirën për të përfaqësuar Shqipërinë dhe ka thënë se do të merrte pjesë në festivalin e dhjetorit nëse i propozohet një këngë e bukur.
“Të vetmin festival që do të garoja do të ishte “Eurovisioni”, më kanë ftuar vitin e kaluar por s’kam arritur të shkoj, ndoshta këtë vit shkoj në rast se do të më ofrohet një këngë e duhur”, është shprehur Genta.

Festivali i Këngës do të mbahet në dhjetor, ndërkohë që datat nuk janë specifikuar ende.


