Momenti emocionues ku një vajzë e veshur me fustanin e nusërisë surprizon të ëmën në spital, ka përlotur botën. Nicole Lind, nga Skocia, e kishte anuluar dasmën si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi dhe vendosi ta organizojë atë në ambientet e dhomës së spitalit.

Duke parë gjendjen e vështirë shëndetësore të mamasë, Nicole vendosi të improvizonte një “dasmë” të vogël dhe përgatiti gjithçka me ndihmën e personelit mjekësor.

E ëma e 30-vjeçares shpërtheu në lot nga emocionet kur e pa të veshur me fustanin e bardhë. Të pranishëm ishin një prift dhe motra e Nicole, Lisa.

“Kur Nicole u shfaq e veshur me fustan nusërie mendova se ishte një shaka. Nuk mund të mendoja shumë në ato çaste, por di të them që u ndjeva tepër krenare. Nicole është kujdesur shumë për mua dhe ta shikoja të lumtur është një ndjesi e papërshkrueshme”, u shpreh mamaja e Nicole.





