Nga Shqipëria / E Diel 20 Shtator 2020, 11:11

'Po dridhem', këngëtarja shqiptare zgjohet e tmerruar nga tërmeti

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është zgjuar e tmerruar mëngjesin e sotëm pas tërmetit që ra në Kalifornia. 

Bebe shkruan në një postim në Twitter se është zgjuar e tmerruar nga lëkundjet e mëdha dhe uron që të gjithë të jenë mirë me shëndet. 

“U zgjova nga një tërmet, jam duke u dridhur, nuk e di çfarë po ndodh me mua. Prisja që të jetë më keq. Shpresoj që jeni mirë. Ju dua”, shkruan Bebe.

Tërmeti që u shënua në Kalifornia ishte me magnitudë 4,5 ballë. Këngëtarja shqiptare banon në qendër të Los Angeles, ku afër ishte edhe epiqendra e tërmetit.