Nga Shqipëria / E Shtunë 19 Shtator 2020, 22:10

Shokuese/ I vranë të dashurin, gruaja bën twerk majë arkivolit gjatë ceremonisë mortore

Veprimi i një gruaje në Ekuador po bën xhiron e rrjetit. Në vend që ta vajtonte partnerin e vdekur, gruaja ka hipur në arkivol duke kërcyer gjatë ceremonisë mortore. 

Në videon e parë nga më shumë se 10 milionë njerëz, gruaja shihet duke kërcyes mbi arkivolin prej druri nën ritmet e këngës "Ella Quiere Hmm..Haa..Hmm", nga artisti Leka El Poeta, teksa turma brohorit.

Në një moment gruaja përkulet dhe puth një xham që mbulon fytyrën e të dashurit të saj të vdekur.

Festa e pazakontë u mbajt në qytetin Manta, në provincën Manabí, Ekuador. 35-vjeçari u vra gjatë të shtënave me armë në lagjen San Jose.