Të ftuar në emisionin "Rudina" pasditen e sotme ishte çifti i njohur i showbizit, reperi Skerdi dhe gazetarja e Klan Kosovës, Vesa. Prej 3 vitesh Skerdi dhe Vesa janë në një lidhje së fundmi u bënë edhe prindër.

Reperi dhe gazetarja tregojnë se janë njohur në rrjete sociale, kur Vesa i kishte kërkuar Skerdit një intervistë, që më pas i ndryshoi jetën.

Këngëtari pas intervistës ishte interesuar sërish për Vesën, vendosën të dilnin, të dashuroheshin dhe tashmë janë prindër.

"Jemi njohur në Instagram. Ka nisur për një punë se unë isha gazetare dhe unë doja një intervistë me Skerdin se sa kishte nxjerrë këngën me Gjikon. Ishte këngë shumë e mirë dhe një hit shumë i madh. Unë doja një intervistë të shkurtër me Skerdin, por tani doli në një tjetër kahje. Skerdi pranoi intervistë me mua, që unë të shkruaja më pas një lajm. Edhe pastaj filloi Skerdi filloi me pyetjet si jam, ca ka të reja dhe deri në momentin që kemi dalë kemi njohur njëri-tjetrin pak më mirë dhe ja ku jemi sot. I kemi bërë gjërat shumë shpejt", u shpreh Vesa.

Të pyetur nëse kanë vendosur të bëjnë dasmë, Vesa u përgjigj: "Nuk e dimë, për shkak të familjeve pasi Skerdi është djalë i vetëm".

Ndërsa Skerdi u shpreh: "Familja ma ka kërkuar që ta bëjë. Unë nuk është se kam qejf".








