Nga Shqipëria / E Shtunë 19 Shtator 2020, 20:08

E mohuan, por Adrola Dushi dhe Capital T janë vërtet në një lidhje, dyshja kapen mat

Modelja e njohur Adrola Dushi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave kohët e fundit pasi u përfol për një lidhje romantike me reperin Capital T. Ishte ky i fundit që postoi një foto me Adrolën duke shkaktuar zhurmë të madhe në rrjet. 

Megjithatë shumë shpejt reperi zbuloi se Adrola ishte thjesht protagoniste e klipit të tij më të ri. 

Nga ana tjetër lajmet e shumta për jetën e saj private bënë që Adrola të reagojë ashpër, duke sqaruar një herë e mirë statusin e saj në një postim në Instastory. Adrola shkruante se Amerikën nuk e ka lënë për ndonjë arsye dhe ditëlindjen e festoi vetëm me miqtë e saj. 

Mirëpo sot burime ekskluzive bëjnë me dije për “iconstyle.al” se në fakt Adrola dhe Trimi ose siç e njohim Capital T, prej kohësh po jetojnë një romancë të bukur dashurie.

Madje këto ditë kanë qëndruar bashkë në Tiranë, Adrola për të prezantuar "Miss Universe", ndërsa Capitali postoi video duke shëtitur në kryeqytet. "Iconstyle" bën të ditur se ndonëse nuk janë shfaqur askund bashkë, Adrola dhe Trimi kanë qëndruar në të njëjtin vend.