Në fshatin Mushnik të Rrogozhinës është e vështirë të gjesh grua dhe djemtë që jetojnë aty janë ende në kërkim të dashurisë së vërtetë.
Prej tre dekadash në këtë fshat nuk ka patur asnjë dasmë dhe nuset nuk shkojnë pasi rruga nuk është e shtruar. Banorët e zonës thonë se rruga e pashtruar mund të shërojë zemrat e vetmuara të beqarëve.

Zeqir Topi, është 50 vjeç ai thotë se të gjitha vajzat që ka njohur e kanë refuzuar pasi fshati nuk ka rrugë të shtruar me asfalt.
Në ketë fshat banojnë 15 familje, të gjithë kanë ikur nga këtu prej mungesës rrugës.
Burimi: Top Channel
