Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Albërije Hadërgjonaj përmes një statusi në Facebook ka dhënë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të një personi shumë të dashur për të.

Albërie bën të ditur se kushëriri i saj, të cilin e konsideron si shokun më të mirë, është ndarë nga jeta. Këngëtarja shkruan se i ndjeri ka pësuar një aksident me motorr në Zvicër dhe mjekët bënë gjithçka për ta shpëtuar, por pa sukses.

"Sot eshte dite zije per gjithe familjen. Sot humbem sheqerin e familjes. Une nuk mundem ta besoj dhe ta pranoj kte humbje. Alberti eshte djali i vajzes se dajes por per mua ishte shoku me i mire. Sa here mblidheshim ne ver gjat pushimeve verore ne te dy kishim nji mision. Ti gezonim te gjithe e ne menyre te veqant nenat tona qe na rriten jetim! Alberti sa shume u luta per ty. Ta kaloje dhe te sheroheshe. Por Zoti te mori ndoshta per ti lehtesuar dhimbjet. Miqt e mi Alberti pati nji aksident me motorr dhe fati i keq i tij u lendua shuuume.. Mjeket nw zvicerr ben gjithecka ta shpetonin por nuk paten sukses. Ju lutem kini kujdes me makina dhe rrini larg motorreve! Une dua ti ngushelloj familjen, nanen qe te rriti me shuuume halle, motrat qe te paten driten e synit,vllaun qe ja ke tha krahet miq e dashamir te Albertit. Me lot ne sy po them lamtumir Zoti te shperbleft me parajs", shkruan Albëria.


