Këngëtarja e njohur Fjolla Morina u arrestua nga policia këtë të shtunë në pikën kufitare të Morinës. Ajo u kap me armë zjarri, teksa po tentonte të futej në Shqipëri së bashku me dy persona të tjerë.

Burime për "Faxweb" kanë bërë me dije se pas arrestimit dhe shoqërimit në ambientet e paraburgimit, këngëtarja ka patur një përkeqësim të gjendjes shëndetësore.

Fjolla është transportuar me urgjencë në spitalin e Kukësit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.





