Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 19 shtator 2020
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24-orëve të fundit janë testuar 836 të dyshuar me Koronavirus, nga të cilët janë konfirmuar 153 raste të reja.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 57 raste në Tiranë, 15 në Lezhë, nga 11 raste në Krujë, Fier, Pogradec, 8 në Vlorë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Lushnje, Mat, Gramsh, Patos, nga 3 raste në Mallakastër, Librazhd, nga 2 raste në Berat, Divjakë, Maliq, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Tepelenë, Malësi e Madhe, Peqin, Memaliaj.
57 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6888 që nga fillimi i epidemisë.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
