Nga Shqipëria / E Shtunë 19 Shtator 2020, 13:01

Këngëtarja e njohur thumbon keq ish-bashkëshortin: Jam shtirur në shtrat me ty

Në vitin që lamë pas, Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth i dhanë fund historisë së tyre 10-vjeçare. Ndarja e tyre u shoqërua me bujë të madhe në media dhe ende sot e kësaj dite vazhdon të komentohet.

Miley ka punuar që prej tre vitesh për albumin e saj të shtatë, në të cilin ka dhe këngë rreth martesës së saj. Në njërën prej këngëve, të titulluar "Win some, lose some", ajo ka thumbuar keq ish-bashkëshortin, teksa thotë që është shtirur në shtrat me të.

Sipas "The sun", Miley shprehet: “Natën e shkuar ishim si të gozhduar në arkivol, Zoti e di se ne ishim gati të vdekur. Nuk mundem t’i numëroj të gjitha herët që jam shtirur, faleminderit Zotit për mendimet në kokën time. Ti më njeh më mirë se kushdo, por më lëndove më shumë se kushdo. Nuk mund të shtirem më.”