Nga Shqipëria / E Shtunë 19 Shtator 2020, 12:12

3 vite larg muzikës dhe Shqipërisë, revoltohet Big Basta: Po pështyhet në atë vend

3 vite më parë, Big Basta vendosi të shkëputej nga muzika, për të nisur një jetë të re në Zelandën e Re. Ai i largua së bashku me bashkëshorten e tij, Vesa Lumën dhe të voglin Liam.

Me anë të një postimi të bërë së fundmi në rrjete sociale, Big Basta ka lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend të kthehet. Sipas tij, artistët nuk janë vlerësuar kurrë në vendin tonë dhe ai është shkëputur për t'i ofruar një të ardhme më të mirë familjes së tij.

“3 vjet e gjys shkëputje nga muzika shqiptare, për të ardhmen time dhe familjes sime. Që kur të shkoj 45-50 vjeç të mos kërkoj për punë në RTSH dhe të jem në gjendje të përballoj pleqërinë. Në Shqipëri, prapë pa të drejta autori, prapë pa pension artistik, prapë pa asnjë suport nga shteti(e patë vetë në kohën më të vështirë) dhe prap më MUT e bëjnë duke bërë këngë aspak me vlera. Qëllimisht po pështyhet mbi atë vend, turp!”, ka shkruar Big Basta.