Nga Shqipëria / E Shtunë 19 Shtator 2020, 11:11

Bebe Rexha bën publike lidhjen, fotografohet duke u puthur me partnerin

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është padyshim një ndër emrat më të suksesshëm, këngët e së cilës kthehen menjëherë në hite. Mirëpo kur vjen puna te jeta private, Bebe është treguar gjithmonë shumë e rezervuar.

Ditën e djeshme, për herë të parë, këngëtarja bëri publike se është në një lidhje. Me rastin e ditëlindjes së të dashurit, ajo publikoi një foto krah tij në Instastory, por duke i mbuluar fytyrën. "Gëzuar ditëlindjen zemër", shkruante Bebe.

Mediat e huaja kanë zbuluar se i dashuri i saj është kinematografi Keyan Safayari. Dyshja janë fotografuar duke u puthur në Los Angeles dhe fotoja po nën xhiron e rrjetit.