Nga Shqipëria / E Shtunë 19 Shtator 2020, 10:10

Cikloni i frikshëm në Greqi, humb jetën fermeri shqiptar

Një fermer shqiptar, 63-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e ciklonit "Ianos" që ka goditur Greqinë. Fermeri është gjetur i pajetë në Karditsa.

Ai po kërkohej që prej ditës së djeshme nga djali i tij, por është gjetur sot nga ekipet e shpëtimit. Numri i viktimave nga moti i keq ka shkuar në dy.

Cikloni ka shkaktuar dëmtime të mëdha në zonat e prekura, rrugët janë përmbytur nga shirat, anijet janë fundosur në zonat bregdetare dhe shumë biznese janë shkatërruar. Sot është dita e tretë dhe parashikohet që cikloni të godasë Jugun e Gadishullit të Peloponezit, në Greqinë Qendrore (Sterea) dhe në Kretën perëndimore.

Burimi: "Abc News"