Nga Shqipëria / E Shtunë 19 Shtator 2020, 10:10

'Na trego pak djalin misterioz', Dojna Mema ndan foton më romantike me partnerin

Pak ditë më parë, moderatorja Dojna Mema zbuloi se është në një lidhje. Ajo publikoi në rrjete sociale një foto ku shihej duke shtrënguar duart me partnerin.

Moderatorja nuk e zbuloi portretin apo emrin e tij, duke i bërë të gjithë kuriozë. Së fundmi, ajo ka realizuar një mini-intervistë me ndjekësit në Instastory, ku një ndër ndjekësit i ka shkruar: "Na trego pak atë dorën misterioze të atij djalit se nuk po na zë gjumi".

Dojna ka publikuar në Instastory një foto të dorës së saj dhe dorës së partnerit por ka zgjedhur të mos shkruajë asgjë, duke vazhduar ta mbajë sekret identitetin e tij.