Nga Shqipëria / E Premte 18 Shtator 2020, 22:10

Regjistrohen lëkundje tërmeti në Tiranë

Mbrëmjen e sotme janë regjistruar lëkundje tërmeti në Tiranë. Sipas të dhënave, tërmeti ishte me magnitudë 2.9 rihter.

Fatmirësisht nuk raportohet për dëme. Epiqendra e tërmetit ishte 34 km në veriperëndim të Tiranës dhe një thellësi prej 10 km.