Moderatorja bukuroshe Lei Kraja është shumë aktive në rrjete sociale. Së fundmi, ajo ka realizuar një mini-intervistë me ndjekësit, ku ka zbuluar jo pak të reja rreth jetës private.

Ndjekësit janë të mendimit se i dashuri i saj është me fat që ka pranë një vajzë si ajo dhe këtë ia kanë shprehur vetë moderatores. "I dashuri yt duhet të jetë shumë me fat", i ka shkruar dikush, mirëpo gjejeni çfarë?

Lei ka zbuluar se ai do të ishte vërtetë me fat, nëse do të ekzistonte. Moderatorja ka treguar se nuk është në një lidhje. "Do të thoja të njëjtën gjë nëse do ta kisha një", është shprehur ajo.






