Nga Shqipëria / E Premte 18 Shtator 2020, 18:06

U tha se la të dashurin për aktorin e njohur, reagon Hande Erçel

Aktorja turke Hande Erçel ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave përgjatë ditëve të fundit. Ajo u nda nga partneri i saj, këngëtari Murat Dalkiliç dhe sipas mediave turke, shkak i ndarjes ishte bërë aktori Kerem Bursin.

Hande dhe Kerem luajnë bashkë në serialin "Trokit në derën time", që po transmetohet në Turqi. Në rrjet përflitet se janë bashkë dhe në jetën reale, madje e kanë bërë lidhjen familjare. Babai i Handes ndjek në Instagram Keremin dhe të ëmën e tij.

Pas lajmeve që kanë qarkulluar lart e poshtë, aktorja ka reaguar në një intervistë për gazetarët. “Fansat mendojnë se shkoni shumë me njëri-tjetrin. Mos ka lindur një dashuri e re mes jush?", është pyetur ajo, një pyetje të cilën e ka mohuar duke u përgjigjur: “Po e di që mendojnë kështu, por ne thjesht po bëjmë punën tonë. Ne punojmë 24 orë në ditë.”