Nga Shqipëria / E Premte 18 Shtator 2020, 17:05

Maluma konfirmon lidhjen e re, foto romantike nga plazhi

Këngëtari i njohur dhe shumë i pëlqyer nga publiku, Maluma e ka lënë njëherë e përgjithmonë në të shkuarën historinë e dashurisë me Natalian. Ai ka nisur një romancë të re dhe rreth një muaj më parë u fotografua në momente intime me partneren.

Dyshja ishin fotografuar gjatë një dreke në New York, duke shkëmbyer puthje dhe përkëdhelje me njëri-tjetrin. Sipas raportimit të mediave të huaja, vajza në fjalë quhet Susana Gomez dhe nuk është pjesë e showbizit.

Së fundmi, vetë Maluma ka publikuar disa foto romantike në profilin e tij të Instagramit, duke treguar se është kokë e këmbë i dashuruar. Në fotot në fjalë, ai nuk e ka zbuluar portretin e partneres, por pas fotove që kanë qarkulluar në rrjet, nuk është shumë e vështirë të kuptohet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

ð???ð?¤ð??ªð?»â??ð?»ð??? ð?¦¢

A post shared by MALUMA (@maluma) on