Nga Shqipëria / E Premte 18 Shtator 2020, 16:04

E fundit/ 125 raste të reja sot, 5 qytetarë humbin jetën, ja qytetet me më shumë të infektuar

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 18 shtator 2020

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24-orëve të fundit janë testuar 833 të dyshuar me Koronavirus, nga të cilët janë konfirmuar 125 raste të reja. 

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 46 raste në Tiranë, 12 raste në Durrës, nga 7 raste në Elbasan, Mirditë, nga 6 raste në Krujë, Kavajë, Bulqizë, Kuçovë, nga 5 raste në Vorë, Gjirokastër, 4 raste në Gramsh, nga 2 raste në Shkodër, Berat, Kamëz, Mat, nga 1 rast në Kurbin, Kukës, Has, Tropojë, Pogradec, Sarandë, Selenicë.

43 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6831 që nga fillimi i epidemisë.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 175 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID-19 një 74 vjeçare nga Korça, një 78 vjeçar nga Kukësi, një 89 vjeçare nga Vlora dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 50 vjeçar dhe një 86 vjeçar.