Nga Shqipëria / E Premte 18 Shtator 2020, 15:03

Në pritje të ëmbël, stilistja shqiptare zbulon emrin shumë të veçantë që do i vendosë vajzës

Stilistja e njohur e VIP-ave shqiptar, Drenusha Xharra është në pritje të ëmbël. Lajmin e bukur e konfirmoi para pak ditësh vetë stilistja përmes një imazhi në Instagram.

Nga një surprizë që mikeshat i bënë stilistes në ambientet e punës, u zbulua se  Xharra do të bëhet nënë e një vajze e kjo e ka bërë tejet të lumtur stilisten.

Në një intervistë në “Ftesë në pesë”, stilistja ka zbuluar edhe emrin që do t’i vendosë vajzës. Ajo dëshiron ta quajë vogëlushen Zoe, që do të thotë "Jetë".