Nga Shqipëria / E Premte 18 Shtator 2020, 11:11

E turpshme/ Deputeti kapet duke parë video erotike në parlament

Kamerat kanë arritur të filmojnë një moment të turpshëm në parlament, kur një deputet tajlandez është kapur duke parë video erotike në celular. Deputeti Ronnathep Anuwat po shihte videon teksa në parlament po zhvillohej debati për buxhetin.

Mediat tajlandeze bëjnë të ditur se Anuwat pa të paktën 10 minuta video. Kur u pyet për këtë gjë, ai reagoi me turp dhe u justifikua. Ai tha se kishte marrë mesazh nga një vajzë që i kërkonte ndihmë dhe se i duheshin para. Ai nisi të shihte ‘mesazhin’ për të vlerësuar nëse vajza ishte vërtet në rrezik.

Kreu i parlamentit e ka paralajmëruar deputetin, por tha se nuk mund të ndërmarrë ndonjë hap pasi nuk ka pasur ankesa ndaj tij. Rregullorja nuk e ndalon një ligjvënës që të shohë materiale të ndryshme në celular.