Vajza e artistit Robert Aliaj, Gala triumfoi duke fituar çmimin e parë në “The Voice Kids” në Belgjikë, duke na bërë krenarë të gjithëve. Gjatë performancës së Galës tërhoqi vëmendjen një unazë me shqiponjë, mirëpo, duket se ky nuk është detaji i vetëm shqiptar që e lidh Galën me Shqipërinë.

Roberti në një lidhje direkte nga Belgjika për ABC e Mëngjesit, tregoi se kënga e parë “Contagious”, e Galës e sapolançuar në bashkëpunim me emrin e label-it më të njohur ndërkombëtar, Universal Music ka një element shqiptar në tekstin e saj. Roberti ftoi të gjithë atdhetarët ta gjejnë në formën e një kuizi në ABC News dhe ai që e gjen do të ketë mundësinë të fitojë një t-shirt me firmën e Galës.

Mëngjesin e sotëm në studion e ABC News, gazetarja Bora Shahini ka zbuluar quizi ka përfunduar dhe fituese është mami i një vajze 9-vjeçare, Leora.
“Në refrenin e këngës dëgjohet të thuhet në tre gjuhë të ndryshme ‘Tell me, dimmi dhe më thuaj’. Këtë e ka gjetuar mami i një vajze 9-vjeçare Leorës, e cila ka thënë se nuk duan asgjë nga Gala, thjesht ajo t’i thotë emrin dhe ne t’ia trasmetojmë. Ndërsa Roberti, më tha se kur të vijë Gala në Shqipëri, do ia jap vetë bluzen”, u shpreh Bora.

