Mbrëmjen e sotme është shënuar një tjetër viktimë nga Koronavirusi në vendin tonë. Një efektiv në Drejtorinë e Policisë Tiranë, i quajtur Ilir Nerguti ka humbur jetën nga kjo sëmundje.
Ai ishte shtruar që prej disa ditësh në spitalin Infektiv dhe fatkeqësisht nuk e ka fituar dot betejën. Që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 7 oficerë policie.

Burimi: "Abc News"
