Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Vesa Luma ka ndarë me ndjekësit videot më epike krah vogëlushit Liam! Ndonëse vetëm katër vjeç, ai "ka gjetur" nuse dhe Vesa ka zbuluar se vajza në fjalë quhet Sara.

"Liami e ka bërë një nuse dhe nusja e tij e ka emrin Sara edhe do ikim ta marrim. Nusja do vijë të jetojë këtu", ka treguar këngëtarja në një prej videove.

Në një video tjetër ajo e pyet të voglit se ç'do të bëjë kur nusja të vijë dhe reagimi i tij ka shkaktuar shumë të qeshura te ndjekësit. Ai tregon se ka për ta ngrënë nusen e tij. "Ka për ta ngrënë sapo të vijë në shtëpi", ka shkruar Vesa me të qeshur.






