Këngëtarja e njohur me famë botërore, Demi Lovato po planifikon të martohet me të fejuarin e saj Max Ehrich. Në një intervistë për “Popcrush Nights”, këngëtarja zbuloi se çifti do të bëjë një ceremoni private.

Demi u shpreh se ndihet keq që s’mund të bëjë një dasmë të madhe me të gjithë personat e saj të dashur.

Këngëtarja ka zbuluar gjithashtu se ka filluar të shohë për fustanin e bardhë të nusërisë.

Kujtojmë që Demi dhe Max u fejuan në korrik. Aktori i propozoi këngëtares pranë detit.




