Nga Shqipëria / E Enjte 17 Shtator 2020, 11:11

Ku merr fund pandemia? OBSH: Normaliteti nuk do rikthehet deri në...

Kur do t’i rikthehemi normalitetit të vjetër është pyetja që i ka munduar të gjithë për muaj të tërë. Sipas Soumya Swaminathan, shkencëtare në Organizatën Botërore të Shëndetësisë jeta normale nuk do të kthehet para vitit 2022.

“Vetëm në vitin 2022 do të ketë mjaftueshëm persona të vaksinuar për të zhvilluar imunitet”, tha Swaminathan.

Sipas shkencëtares vaksina do të jetë e disponueshme, por efekti i saj nuk do të jetë i menjëhershëm, pasi do të duhet kohë që të prodhohet për vaksinim masiv.

Swaminathan shprehet se afati kohor më realist për gjetjen e një vaksine është mesi i vitit 2021 dhe se efekti nuk do të ndodhte brenda natës. Sipas shkëncëtares maskat dhe distanca do të jetë akoma e nevojshme për ca kohë.