Nga Shqipëria / E Enjte 17 Shtator 2020, 10:10

Veshi fustan në videoklip, reperit shqiptar i ndodh e papritura

Reperit shqiptar, shumë të famshëm me hitet e tij që dëgjohen në mbarë botën, Gashit i ka ndodhur një e papritur. Në videoklipin e rij të fundit, Gashi është shfaqur i veshur me fustan, por kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak kompanisë që e menaxhonte.

Reperi tregon në një postim në Instagram se kjo kompani hoqi dorë nga marrëveshja në moment të fundit, sepse nuk pranonin që të punonin me një burrë që vishet me fustan. 

Gashi shprehet i revoltuar që në vitin 2020 ekzistojnë ende të tilla paragjykime. 

“Më lejoni t’ju tregoj një histori idiote për këtë video. Supozohej që kjo video të sponsorizohej nga një kompani që do të më ndihmonte mua për ta përfunduar atë, por për shkak se unë kisha veshur një fustan ata hoqën dorë nga marrëveshja në moment të fundit, sepse mendonin se një burrë që vesh fustan shkon kundër rregullave të tyre si kompani. Imagjino kjo gjë të ndodhë në 2020-tën. Mendoj se çdo artist duhet të bëj çfarë të dojë për aq kohë sa nuk lëndon askënd”, shkruan Gashi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @gashi on