Në spitalin psikiatrik të Elbasanit është rënduar situata nga Koronavirusi. 4 të sëmurë, të cilët janë të shtruar prej vitesh në këtë spital, kanë rezultuar pozitiv.
Njëri prej tyre po transportohet në gjendje të rënduar drejt Tiranës. I gjithë stafi i urgjencës është karantinuar dhe po presin përgjigjet e tamponit.
Infektimi me Koronavirus ka ardhur nga jashtë spitalit, pasi të sëmurët prej vitesh nuk kanë dalë nga rrethimi i spitalit.
Burimi: "Abc News"
