Një tjetër mjek ka humbur jetën nga Koronavirusi në Shqipëri. Gazetari Kelment Baçi ka raportuar për "Ballkan Web" se bëhet fjalë për mjekun nga Kavaja, Sefer Dervishi.
Ai kishte më shumë se dy javë i shtruar te spitali "Shefqet Ndroqi" dhe fatkeqësisht nuk e ka fituar dot betejën me Covid-19. Dervishi vuante dhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

