Nga Shqipëria / E Mërkurë 16 Shtator 2020, 19:07

Prej dy javësh i shtruar te 'Shefqet Ndroqi', një tjetër mjek humb jetën nga Covid-19

Një tjetër mjek ka humbur jetën nga Koronavirusi në Shqipëri. Gazetari Kelment Baçi ka raportuar për "Ballkan Web" se bëhet fjalë për mjekun nga Kavaja, Sefer Dervishi.

Ai kishte më shumë se dy javë i shtruar te spitali "Shefqet Ndroqi" dhe fatkeqësisht nuk e ka fituar dot betejën me Covid-19. Dervishi vuante dhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.