Nga Shqipëria / E Mërkurë 16 Shtator 2020, 17:05

'Thashë 'Po' përgjithmonë!', Olta Gixhari tregon unazën më të veçantë

Aktorja e njohur Olta Gixhari, e cila jeton prej kohësh në Spanjë, u bë nënë për herë të parë me datë 21 Gusht. Ajo solli në jetë një djalë, të cilit i vendosi emrin Amar.

Së fundmi, Olta ka ndarë foton më të ëmbël pranë tij. Në foton në fjalë ajo ka vendosur biberonin e të voglit si unazë në gisht dhe shkruan se i ka thënë "Po" përgjithmonë.

"Dhe thashë "Po" përgjithmonë", ka shkruar Olta krahas fotos ku shfaqet me të voglit, portretin e të cilit nuk e ka zbuluar ende.