Një histori e rrallë është trajtuar në emisionin “Opinion”. Një nënë 51-vjeçare ka vendosur të rrisë brenda trupit dhe të lindë foshnjën e vajzës së saj.
Nëna nga Tirana ka marrë këtë vendim për t’i dhënë mundësinë vajzës së saj 28-vjeçare për të patur një fëmijë. E bija për shkak të një problemi me mitrën nuk mund të bëhet me fëmijë.
Pasi i janë drejtuar një mjeku, nëna ka marr vendimin, që fëmijën e vajzës dhe bashkëshortit të saj ta mbajë në trupin e saj dhe kur foshnja të lindë, do t'ja japë të bijës.
Ky proces njihet si surrogaci dhe praktikohet në disa vende të botës.
