Nga Shqipëria / E Martë 15 Shtator 2020, 13:01

Genta Ismajli fotografohet me barkun e rrumbullakosur, zbulohet e vërteta e shtatzënisë së këngëtares

Genta Ismajli ka qenë së fundmi në vëmendje të mediave pas spekulimeve se këngëtarja mund të jetë në pritje të ëmbël. Dyshimet janë shtuar pas një fotoje që po qarkullon së fundmi ku Genta shfaqet me fustan të zi dhe barkun e rrumbullakosur. 

Emisioni "Gjesi" në kanalin T7 në Kosovë ka pohuar se burime pranë dyshes kan konfirmuar lajmin se Genta është në pritje të ëmbël në muajin e dytë.

Ndryshe thonë burime për revistën “Who”, sipas të cilëve Genta nuk është shtatzënë. Me siguri fustani apo këndi i fotografisë i ka bërë të gjithë të mendojnë ndryshe, por momentalisht këngëtarja nuk është në pritje të ëmbël.

E ftuar disa ditë më parë emisionin “Wake Up” ajo u shpreh se si çdo vajzë ëndërron të veshë fustanin e bardhë.

Kujtojmë se pak javë më parë Genta u rikthye në muzikë me projektin “Ça me bo”, këngë e cila u pëlqye shumë nga publiku dhe numëron miliona klikime në Youtube.