Nga Shqipëria / E Martë 15 Shtator 2020, 10:10

Humbi mbesën në aksidentin e Elbasanit, mesazhi prekës i tezes: Më copëtove zemrën

Dy ditë më parë një aksident tragjik në dalje të tunelit të Elbasanit u mori jetën dy vajzave të reja që po udhëtonin me një “Volkswagen” kur u goditën nga një tjetër makinë tip “Benz". Vajzat që humbën jetën janë Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, ndërsa u plagosën Denisa Dibra dhe Nervida Garunja.

Tezja e Lusinda Garunjës ka bërë një postim mjaft prekës për mbesën, e cila atë ditë fesonte ditëlindjen.

“Ylli tezes dje ta uroj tezja ditelindjen; sot ja ke coptuar zemren tezes; ylli tezes do te mbetesh gjithmon ne zemren time; sot shkove ne boten tjeter o engjell i bukur qofsh lule ne xhehnet”, shkruan Suzana Paljevic.