Nga Shqipëria / E Hënë 14 Shtator 2020, 22:10

Olta Gixhari zbulon për herë të parë raportin me vjehrrën

Aktorja e njohur, Olta Gixhari jeton prej kohësh në Spanjë me partnerin, identitetin e të cilit nuk e ka zbuluar akoma për publikun. Dyshja u bënë prindër për herë të parë me datë 21 gusht me vogëlushin Amar.

Së fundmi, Olta ka treguar se jeton me vjehrrën dhe që gëzojnë një raport shumë të mirë me njëra-tjetrën. E ëma e partnerit i ka gatuar disa petulla të shijshme dhe siç duket aktorja ia ndjen lezetin në shtëpi.

Olta ka publikuar një foto të petullave në Instastory, krahas së cilës ka shkruar: “Plasën petullat këtej! Ka lezet kur ke vjehrrën në shtëpi.”