Pak ditë më parë ministrja e arsimit, Besa Shahini bëri me dije se do të largohet nga Shqipëria dhe nuk do të jetë pjesë e fushatës së ardhshme elektorale.
Në një komunikim live, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ministrja e re e arsimit do të jetë deputetja socialiste, Evis Kushi. Kryeministi falenderoi Shahinin dhe nuk i kurseu vlerësimet për punën e bërë përgjatë kësaj kohe.
“Të falenderoj shumë për të gjithë kontributin e madh që ke dhënë, edhe cfarë nuk është arritur do të vlerësohet për shkak të kohës aktuale. Pa diskutim do të vlerësohet, e vërteta është që puna e ministrisë së Arsimit ka pësuar një ndryshim radikal. Besa për arsye familjare, pasi tani ka një familje të krijuar rishtaz, që e detyuron që të jetë më shumë në Prishtinë sesa në Tiranë.
Përpara pushimeve më tha se mund të qëndroj deri në fund të mandatit në dispozicion, por duke qenë se kjo ministri është një përgjegjësi e madhe edhe politike dhe pamundësisë për të vijuar më tutje e angazhuar. Të mos qenit e lidhur me karrigen sikur i thonë dhe me shumë qytetari dhe përgjegjshmëri.
Kështu që unë mora kohë, zysha do të marrë stafetën, kemi arsye të mjaftueshme. Evisi ka 7 vite e angazhuar në këtë betejë të përbashkët nga dekane e fakultetit Ekonomik në Universitetin e Elbasanit, kemi garancinë se nuk është subjekt e plagjiaturës, sepse doktoraturën e ka bërë në Angli.
Kështu që aty është me provë. Megjitahtë sfidat janë të mëdha dhe unë kam bindjen që Besa pavarësisht se nuk do të ketë karrigen do të ketë dispoznimin që të ndihmojë me të gjitha sugjerimet dhe këshillat.
Besoj që do të vazhdojë rrugën e duhur. Më vjen keq Besa se është një moment ndarje, pasi jam shumë i kënaqur, jo vetëm krenar, por edhe i nderuar që ke qenë bashkëpuëntore e imja dhe e vlerësoj shumë integritetin për thellësinë e të menduarit, prej burrneshe kosovare. Vlerësoj shumë gjithcka që ke bërë", u shpreh Rama.
