Nga Shqipëria / E Hënë 14 Shtator 2020, 17:05

Dojna Mema zbulon se është në një lidhje, pozon për herë të parë me partnerin

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Dojna Mema që prej disa ditësh ndodhet me pushime në veri të Shqipërisë. Me anë të një fotoje të publikuar së fundmi, ajo ka bërë me dije se po e shoqëron partneri, duke zbuluar kështu se është në një lidhje.

Në foton në fjalë, dyshja kanë shtrënguar duart me njëri-tjetrin. Dojna, e cila është treguar gjithmonë shumë e rezervuar rreth jetës private, nuk e ka zbuluar identitetin e djalit që i ka marrë zemrën. E vetmja gjë që ka zbuluar rreth tij, është se ai bën foto të bukura!

“Ne jete duhet te gjesh dike qe te dashuron, kujdeset per ty dhe te ben foto te bukura. P.s : kriteret e mesiperme nuk jane vendosur sipas rendesise”, ka shkruar Dojna krahas fotos.